Languages

alb

www.visit-mirdita.com

Rreshen

Rreshen

Njësia Administrative Rrëshen, përfshin qytetin e Rrëshenit dhe fshatrat: Ndërfushas, Ndërfanë, Gëziq, Tarazh, Jezull, Kodër-Rrëshen, Sheshaj, Fushë-Lumth, Malaj, Malaj-Epër, Tenë, Lurth, Bukmirë, Kulme.

Për t’u vizituar nga vizitorët:

  1. Katedralia "Jezusi i vetmi shpëtimtar i botës” në Rrëshen;
  2. Pallati i Kulturës në Rrëshen:
  3. Muzeu Etnografik i Ansamblit Mirdita, Muzeu i Bandës Frymore;
  4. Muzeu Historik në Rrëshen;
  5. banesat e tipit kullë të përhapura në të gjithë fshatrat e njësisë administrative;
  6. kanali (vija) vaditës i Ndërfanë-Ndërfushas, ndërtuar nga Lleshi i Zi i Gjomarkajve në fillim shek.
  7. XIX (vija përshkon një distancë prej disa kilometrash dhe përgjatë saj ka të ndërtuara disa ura guri);
  8. fortifikimi “Kalaja e Teutës” (apo e Kunorës) në Shtanë (Kodër-Rrëshen);
  9. kisha e Shën Mërisë dhe fortifikimi “Suka Qytet” në Gëziq-Ndërfanë;
  10. vreshtat e Bukmirës, kishat e fshatrave Malaj, Kodër-Rrëshen, Ndërfushas etj.