Sipas arkeologut Rudenc Ruka: Në tërësinë e tij, arti shkëmbor i Rubikut është i ndarë në dy panele të cilat përmbajnë të paktën tetë figura, shtatë nga të cilat të pikturuara me bojë të bardhë, ndërsa njëra është e gdhendur. Pikë së pari, prania e dy teknikave të ndryshme në aplikimin e artit shkëmbor, e bën të nevojshme konsiderimin e mundësisë së pranisë të dy fazave të veçanta në kronologjinë e këtij rasti. Për më tepër, forma e figurës së gdhendur, si dhe analogjitë e qarta të figurave të pikturuara me ato të artit skematik mesdhetar, konfirmojnë ngjashmëritë e vëna re me Shpellën e Shkruar të Lepenicës por dhe më gjerë. Një sërë ngjasimesh me raste analoge janë sugjeruese më shumë për datimin e artit shkëmbor me pikturim në periudhën e bronzit të hershëm ose përgjithësisht përgjatë mijëvjeçarit të tretë para Kr.
“Ujësjellësi i Qytezës së Domgjonit nis në malin e Munellës ku uji pasi mblidhet prej një prite të vogël përcillet në një kanal nëntokësor. Në mesin e ujësjellësit gjendej pusi i kontrollit, në të cilin të fut nga sipër një portë e vogël. Pusi cilindrik, 12 m i thellë dhe 2.5 m i gjërë është punuar me muraturë guri. Një palë shkallë helikoidale të shpien në pusetën në taban, nëpërmjet së cilës kalohej në brendi të kanalit të ujësjellësit të punuar po me muraturë guri. Ujësjellësi ishte ndërtuar me njohuri të plota teknike. Kalimi i tij nëpërmjet tunelesh të hapura në shkëmb si dhe vetë konstrukti i pusit të kontrollit dëshmojnë qartë përvojën e punimeve në terrene shkëmbore, për të cilën popullsia vendase piruste, çmohej në tërë botën antike.” (“Historia e Arkitekturës Shqiptare”, Tiranë, 1979. Ministria e Arsimit dhe Kulturës. Instituti i Monumenteve.)
Duke u referuar në tipologjinë e ndërtimit dhe në materialin arkeologjik, është datuar si ndërtim i antikitetit të vonë. Mendohet të jetë fortifikim i periudhës së Justinianit I-rë, i cili në kohën e dyndjeve sllave, ndërtoi apo rindërtoi një sërë fortifikimesh në territoret e Ilirisë. Kalaja kishte funksion mbrojtës dhe kontrollues të luginës së Fanit, ku kalonte rruga e vjetër që lidhte Lezhën me Prizrenin dhe trevat e tjera lindore.
Kisha e Shëlbuemit në Rubik, përmendet për herë të parë në vitin 1166, kur abati i saj merr pjesë në shugurimin e kishës së Shën Trifonit në Kotor. Megjithatë mendohet të jetë shumë e hershme. Fillimisht ka qënë Abaci Benediktine e më pas Kuvend Françeskan. Absida përbën pjesën më me vlerë të kishës si në aspektin ndërtimor ashtu edhe në vlerat artistike. Absida është e pikturuar me afreske, që kanë në mbishkrimin latin vitin 1272.
Kulla është dykatëshe dhe është mbi 200 vjeçare. Mban statusin Monument Kulture prej dates 08.01.2015.
Mban statusin Monument Kulture prej dates 10.06.1973.
Kulla është trekatëshe dhe është ndërtuar në vitin 1902. Mban statusin Monument Kulture prej dates 10.06.1973.
Kulla është trekatëshe dhe është ndërtuar në vitin 1885. Pjesë e kompleksit ndërtimor është edhe banesa më e vjetër. Mban statusin Monument Kulture prej dates 10.06.1973.
Gjëndet në lartësinë rreth 500 m mbi nivelin e detit, në fshatin Kaçinar të Mirditës. Përfaqëson një dru të veçuar me formë të çrregullt, me lartësi 18-20 m, diametër të trungut 190 cm e perimetër të tij 580 cm. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetike, historike e turistike.
Gjendet në afërsi të fshatit Mërkurth të Mirditës, në krahun e majtë të lumit të Urakës, në lartësinë 800 m mbi nivelin e detit. Është rreth 750 m e gjatë dhe përbëhet nga disa galeri, që ndërthuren me njera-tjetrën. Është eksploruar në fillim vitet '90, nga grupi speleologjik i Milanos.
Gjëndet pranë fshatit Shebe, njësia administrative Kthellë, në lartësinë 634 m mbi nivelin e detit. Përbëhet nga drurë farorë; shkozë e bardhë, frashër, qarr, etj, me lartësi 15 – 25 m. Sipërfaqja e përgjithshme e kësaj sipërfaqeje pyjore është 0,5 ha. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, ekonomike e turistike. Burimi: AKZM (Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura)