“Kompleksi Boci” ndodhet në Fan, përgjatë Rrugës së Kombit. Falë pozicionit gjeografik ku ndodhet do të keni mundësi të shijoni malet e hijshme që e rrethojnë si dhe freskinë e Lumit Fan. Kompleksi Boçi ofron shërbime si bar dhe restorant. Restorant "Valaneca", ka marrë emrin nga tradita e familjes, që posedonte prej qindra vitesh, një valanecë për punimin e shajakut dhe mullinj për bluarje drithrash.
Në restorant Valaneca do gjeni ushqime tradicionale të zonës, dhe një ambient
fantastik me: - Kënd Lojrash për fëmijë
- Park për kafshë shtëpiake ,
- si dhe shërbime:
- Karburant
- Karikues për makina elektrike.