Qëllimi i Bujtinës DINI është të ruajë gjallë mikpritjen tradicionale dhe të ofrojë ushqime të traditës së gatuar me dashuri dhe përkushtim nga familja e tyre. Bujtina përfshin një sallë pritje të ngrohtë, 6 dhoma të rehatshme për gjumë, dhe një fermë modeste ku kultivohen perime të sezonit dhe fruta të ndryshme. Pjesa më e madhe, 70% e produkteve, janë prodhuar në zonë. Bujtina DINI është një destinacion i përsosur për ata që dëshirojnë të shijojnë bukurinë e Mirditës, traditën e pasur, dhe shijet autentike të gatimeve të përgatitura me dashuri. Në sezonin e frutave të ndryshme, Bujtina DINI punon me kujdes për të përpunuar dhe paketuar produktet me pastërti maksimale. Një pjesë e tyre përdoret për nevojat e familjes dhe pjesa tjetër ofrohet për shitje. Kjo ndihmon në promovimin e prodhimeve lokale dhe në ruajtjen e shijeve autentike të zonës.