Bujtina Biba

Zona e bukur turistike e Bulshizës ndodhet në luginën e Rubikut, me pamje nga lindja e diellit e veshur me gjelbërim, kopshte e pemëtore dhe me klimë të mrekullueshme. Në afërsi të sajë ndodhet Kalaja xhodheshe, e gjigandeve dhe Piktogramet e Rubikut, ndër më të vjetrat e historisë njerezore. Në perëndim, vetëm nje kilometër ndodhet bjeshka e Qafikut me livadhet ,mrizet e krojet e shumta, e flladitur nga freskia e detit Adriatik dhe aroma e bimevë të shumta mjekësore. Në veri ngrihet mali i Velës me destinacionin e bukur ZOJA E VELËS. Në jug ndodhet kisha e Shëlbuemit dhe Manastiri Françeskan.

Aty ndodhet Matriza zona më e vjeter e banuar e Lisusit. Ajo duhet vizituar për të shijuar bukuritë e sajë. Nje fabul e trevës thotë "dëshira e fundit e imja ështeë, ..dua buk Bulshizë dhe verë Matrize e le të vdes". Kështu është shprehur një bijë e ketij fshati në moshën 100 vjeçare . Ne ju krijojmë mundesitë për ti shijuar të gjitha në një ditë. Ne ju sherbejmë me tre dhoma fjetjeje rreth 12 krevatë..një dhomë pritje..dy banjo..një guzhinë me ushqime tradicionale të zonës. Mund të ju shërbejmë dhe me kamping deri 100 veta.

+355692290643
palbiba6@gmail.com